Lavrovi: Plani për dërgimin e "paqeruajtësve" në Ukrainë është vazhdimi i kërcënimit të regjimit të Kievit për luftë kundër nesh
- Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrovi deklaroi se dërgimi i forcave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë është vazhdimësi e kërcënimit të regjimit të Kievit për luftë kundër Rusisë.

Moskë, 2 mars 2025 (MIA) - Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrovi deklaroi se dërgimi i forcave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë është vazhdimësi e kërcënimit të regjimit të Kievit për luftë kundër Rusisë.
"Ky plan për dërgimin e "paqeruajtësve" në Ukrainë është vazhdim i kërcënimit të regjimit të Kievit për luftë kundër nesh", tha Lavrovi në një intervistë për gazetën të Ministrisë ruse të Mbrojtjes "Krasnaja Zvezda.
Lavrovi i komentoi edhe marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit, duke i përshkruar konsultimet midis përfaqësuesve të lartë të dy vendeve, të cilët u takuan në Riad muajin e kaluar, si "një bisedë krejtësisht normale midis dy delegacioneve".
"Kurrë nuk do të mendojmë njësoj për të gjitha çështjet e politikës botërore. Këtë e pranuam në Riad. Dhe amerikanët e pranuan këtë. Në fakt, ata vetë e kanë thënë këtë", vuri në dukje ministri i Punëve të Jashtme.
Sipas tij, Rusia dhe SHBA-ja mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për interesat e tyre dhe të ndërmarrin veprime reciproke të dobishme. Por, në rastet kur interesat e tyre ndryshojnë, Rusia dhe SHBA-ja "kanë detyrimin të mos hyjnë në luftë".
Lavrovi e përshkroi Trampin si një pragmatist, veprimet e të cilit udhëhiqen nga "mendimi i shëndoshë".
"Pra, me të është interesant", tha shefi i diplomacisë ruse.
Foto: Arkivi i MIA-s