• сабота, 21 февруари 2026

Starmer: Londra nuk duhet të zgjedhë mes SHBA-së dhe Kinës

Starmer: Londra nuk duhet të zgjedhë mes SHBA-së dhe Kinës

Pekin, 28 janar 2026 (MIA) – Kryeministri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer sot, në fillim të vizitës katërditore në Kinë, deklaroi se Londra nuk duhet të zgjedhë mes SHBA-së dhe Kinës. 

“Unë jam pragmatist, pragmatist britanik i cili zbaton arsye të shëndoshë”, tha Starmeri. 

Starmeri është kryeministri i parë i Britanisë së Madhe i cili e vizitoi Pekinin nga viti 2018. 

Marrëdhëniet mes Pekinit dhe Londrës në ndërkohë u përkeqësuan për shkak të shqetësimit të rritur rreth spiunazhit kinez, mbështetjes së Pekinit për Rusinë në luftën në Ukrainë dhe çrrënjosjen e lirive të njeriut në Hong Kong, ish koloni britanike. 

Ambasadori i Kinës në Londër, Xheng Xheugang, paraprakisht këtë javë deklaroi se ato probleme ekzistojnë, por se të dyja palët kërkojnë gjuhë të përbashkët.

Starmeri, qeveria e të cilit ka probleme ta realizojë rritjen ekonomike të cilën e premtoi, në Kinë sjellë delegacion prej më shumë se 50 biznesmenëve britanikë, duke përfshirë edhe shefat e kompanive “British Ervejs” “ (British Airways), bankën „HSBC“ dhe “Jaguar Lend Rover” (Jaguar Land Rover).

Starmeri do të shkojë edhe në Shangai, “kryeqytetin financiar të Kinës”, ndërsa do të ketë edhe takim me presidentin e Kinës, Shji Xhinping. 

Starmeri i porositi anëtarët e delegacionit se të gjithë ata për momentin “krijojnë histori”. 

“Në interesin tonë kombëtar është të bashkëpunojmë me Kinën”, tha ai, duke shtuar se ajo marrëdhënie sjellë “mundësi të mëdha”, por edhe se do të duhet të “punohet në dallimet”. fc/

Foto: Starmeri në X

 

Остани поврзан