Spanja do të paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim për viktimat nga aksidenti i trenit
- Spanja do t'u paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim viktimave nga përplasja e trenit të shpejtë më 18 janar të këtij viti në Adamuz, me ç'rast humbën jetën 45 persona, ndërsa më shumë se 150 u lënduan, deklaroi sot ministri spanjoll i Transportit, Oskar Puente.
Madrid, 27 janar 2026 (MIA) - Spanja do t'u paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim viktimave nga përplasja e trenit të shpejtë më 18 janar të këtij viti në Adamuz, me ç'rast humbën jetën 45 persona, ndërsa më shumë se 150 u lënduan, deklaroi sot ministri spanjoll i Transportit, Oskar Puente.
Familjet e viktimave do të marrin nga 216.000 euro në afat prej më së shumti tre muajve, njofton "El Pais".
"E dimë që procedurat e zakonshme dhe afatet ligjore nuk korrespondojnë gjithmonë me urgjencën vitale të një tragjedie të tillë", tha Puente, duke shtuar se viktimat nuk mund të lejojnë të presin me vite për të marrë mbështetje. Sipas tij, pagesat për të lënduarit do të lëvizin nga 2.400 deri 84.000 euro.
Puente ka qenë nën presion publik pas aksidentit në Adamuz dhe incidenteve tjera javën e njëjtë, përfshirë vdekjen e një makinisti treni në Katalonjë dhe dy aksidente të tjera pa viktima, njofton "El Pais".
Partia Popullore në opozitë ka kërkuar dorëheqjen e tij. Puente tha se ka ndërgjegje të pastër, se po bën punën e tij sa më mirë që të jetë e mundur dhe se po përpiqet t'u ofrojë qytetarëve të gjitha informatat e disponueshme. bsh/
Foto: EPA