Sot mëngjesi më i ftohtë në Shkup -2, gjatë ditës prej 7 deri 13 gradë
- Temperatura më e ulët e sot në mëngjes është matur në Shkup - Petrovec - 2 gradë, në Shtip, Strumicë, Krushevë, Hanet e Mavrovës - 1, përderisa në Shkup-"Zajçev Rid", Kriva Pallankë, Veles, Demir Kapi zero gradë.
Shkup, 30 nëntor 2025 (MIA) - Temperatura më e ulët e sot në mëngjes është matur në Shkup - Petrovec - 2 gradë, në Shtip, Strumicë, Krushevë, Hanet e Mavrovës - 1, përderisa në Shkup-"Zajçev Rid", Kriva Pallankë, Veles, Demir Kapi zero gradë.
Në Vinicë, Berovë janë matur një gradë, në Prilep dhe Kavadar dy gradë, në Tetovë, Ohër, Pretor dhe Manastir tre gradë dhe në Gjevgjeli pesë gradë.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 7 deri 13 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 9 gradë. ab/
Foto: МIА Arkivi