Sllaveski: Pasqyra makroekonomike tregon për pikëpamje ekonomike rezistuese dhe solide, gjatë adaptimit në rënie të inflacionit
- Pasqyra makroekonomike për ekonominë vendore tregon për rezistim dhe rritje solide ekonomike, adaptim në rënie të inflacionit dhe pozitë kryesisht stabile të bilancit të pagesave, që siguron nivel adekuat të rezervave devizore, theksoi guvernatori Trajko Sllaveski, i cili i prezantoi projeksionet më të reja maksoekonomike të Bankës popullore për periudhën 2025 - 2028 para korit diplomatik dhe para përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare.
Shkup, 13 nëntor 2025 (MIA) - Pasqyra makroekonomike për ekonominë vendore tregon për rezistim dhe rritje solide ekonomike, adaptim në rënie të inflacionit dhe pozitë kryesisht stabile të bilancit të pagesave, që siguron nivel adekuat të rezervave devizore, theksoi guvernatori Trajko Sllaveski, i cili i prezantoi projeksionet më të reja maksoekonomike të Bankës popullore për periudhën 2025 - 2028 para korit diplomatik dhe para përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare.
Në ngjarjen, e cila organizohet rregullisht, pas çdo cikli të ri të projeksioneve makroekonomike të Bankës popullore, marrin pjesë ambasadorë, përfaqësues të korit diplomatik dhe institucioneve ndërkombëtare.

"Në prezantim u cek se inflacioni për tërë vitin 2025 pritet të jetë 3,9%, mesatarisht, ndërsa në periudhën e mëtutjeshme të projeksioneve do të ndiqet rruga e adaptimit në rënie dhe kthimit drejt mesatares historike, përkatësisht do të sillet në 2,5% në vitin 2026 dhe 2,0% në afat të mesëm. Stabilizimi gradual i inflacionit në afat të mesëm do të dilte nga pritjet e ankoruara të inflacionit dhe presioneve të kufizuara nga kërkesa vendore dhe çmimet e importit. Në kuadër të ciklit të projeksioneve vjeshtore, në pajtim me realizimin më të mirë në gjysmën e parë të vitit, parashihet përshpejtim i rritjes së ekonomisë prej 3,5% në vitin 2025 dhe në 4% në afat të mesëm, me ç'rast notat e pandryshuara për faktorët fundamental nga të cilët varet rritja. Në kushte të ciklit infrastrtukturor dhe përmirësimit të kushteve të jashtme, pritet se investimet do të jenë faktori kryesor për rritjen, e cila do të jetë plotësisht e mbështetur nga konsumi vendor dhe aktiviteti eksportues. Ekonomia do të mbështetet edhe nga aktiviteti kreditor, rritja mesatare e së cilës do të sillej mbi 7% në afat të mesëm, mbështetur nga zgjerimi i mëtutjeshëm i bazës depozitare, gjatë një sistemi bankar stabil", ceket në kumtesën nga Banka popullore.
Pritjet për pozitën e jashtme të ekonomisë, siç thonë nga Banka popullore, tregojnë për deficit të llogarisë rrjedhëse nga 4,2% të BPV-së në vitin 2025, që paraqet thellim të caktuar në krahasim me vitin paraprak.
"Në afat të mesëm, për periudhën 2026 - 2028, parashihet ngushtim gradual i deficitit dhe reduktimin e tij në 2,6% të BPV-së në vitin 2028. Pritet që rrjedhat financiare, kryesisht në formë të investimeve të drejtpërdrejta të huaja dhe detyrimit afatgjatë të shtetit jashtë vendit, do të jenë solide gjatë periudhës së projeksioneve, duke siguruar financim të plotë të deficitit dhe rritje të rezervave devizore. Kushtet botërore edhe më tej janë të paqarta dhe të paparashikueshme, që krijon rreziqe për rritjen ekonomike, inflacionin dhe pozitën eksterne, duke e cekur nevojën për zhvillim të politikave të kujdesshme makroekonomike vendore, e para së gjithash politika të cilat ndikojnë ndaj kërkesës vendore", ceket në kumtesë.
Nga Banka popullore, theksojnë se me kujdes, në baza ditore, i ndjekin të dhënat makroekonomike dhe rreziqet të cialt ende ekzistojnë, dhe si deri më tani, do të reagojnë në mënyrë adekuate. Me atë rast, guvernatori theksoi se nëse vazhdojnë lëvizjet pozitive me uljen e shkallës së inflacionit edhe në muajt e ardhshëm, dhe në mungesë të intervenimeve administrative në konstatimin e rrogave, Banka popullore është e gatshme të reagojë në mënyrë adekuate në drejtim të normalizimit të mëtejmë të politikës monetare. ab/
Foto: Banka popullore