• сабота, 21 февруари 2026

Sistemi EES u shkaktoi pakënaqësi të dukshme udhëtarëve, pohojnë aeroportet evropiane

Sistemi EES u shkaktoi pakënaqësi të dukshme udhëtarëve, pohojnë aeroportet evropiane

Bruksel, 15 janar 2026 (MIA) - Sistemi i ri i BE-së për hyrje dhe dalje (EEC) implementimi etapor i së cilës në kufijtë e jashtëm të zonës Shengen ka filluar vitin e kaluar në tetor "shkaktoi pakënaqësi të dukshme tek udhëtarët", të cilëve duhet t'u merren të dhënat biometrike, paralajhmëroi Dega evropiane e Këshillit ndërkombëtar të aeroporteve (ACI Evropa).

Sipas sistemit EES, shtetasit e vendeve që nuk janë anëtaerë të BE gjatë kalimit të parë të kufirit Shengen për herë të parë që nga zbatimi i tij duhet të fotografohen dhe të marrin gjurmët e gishtërinjve për regjistrim elektronik të të dhënave. Zbatimi i sistemit zgjat gjashtë muaj dhe duhet të përfundojë më 10 prill 2026, kur EES duhet të zbatohet në të gjitha pikat kufitare, dhe procedura e vulosjes së pasaportave do të zëvendësohet nga të dhënat elektronike në sistem.

Zbatimi gradual nga nesër hyn në një fazë kur të paktën 35 për qind e shtetasve të vendeve të treta që kalojnë kufirin Shengen duhet të regjistrohen elektronikisht, gjë që sipas aeroporteve të BE-së mund të krijojë bllokime dhe "të shkaktojë vonesa" në lëvizjen e pasagjerëve.

ACI Evropa thekson se hyrja në fuqi e sistemit EES tetorin e kaluar shkaktoi probleme në shumë aeroporte, dhe tani ka frikë se bllokime shtesë do të shkaktohen nga nesër.

"Vendosja e EEC rezultoi me rritjen e kohës së nevojshme për verifikimet kufitare të aeroporteve që deri në 70 për qind, me kohë të pritjes edhe deri në tre orë në periudhën e trafikut më të madh. Modeli më i ri nga e premtja me siguri do të krijojë kushte më të vështira", deklaroi drejtori i përgjithshëm i ACI Evopa, Olivie Jankovec.

Zëdhënësja e aeroportit të Brukselit "Zaventem", Ihsane Lehli deklaori se vendosja e EEC ndikimit gjatë kohës së pritjes për udhëtarët dhe e rrit nevojën e "personel të mjaftueshëm në kontrollin kufitar"

"Koha maksimale e pritjes gjatë arritujes mund të arrijë edhe deri në tre orë, ndërsa gjithashtu vërejmë edhe rritje të kohës së pritjes gjatë largimit", theksoi Lehli.

Por Komisioni Evropian hedh poshtë pretendimet se EES po shkakton vonesa në aeroportet e BE-së, duke thënë se sistemi "ka funksionuar kryesisht pa probleme".

"Që nga fillimi, sistemi ka funksionuar pa probleme, madje edhe gjatë periudhave të festave të pikut, dhe të gjitha sfidat fillestare tipike të sistemeve të reja janë zgjidhur në mënyrë efikase. Për më tepër, na lejon të dimë se kush po hyn në BE, kur dhe ku", tha Markus Lamert, zëdhënësi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Komisionit Evropian.

Por praktika ka treguar dobësi në "funksionimin pa probleme" të EES. Për shembull, gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në fund të muajit të kaluar, autoritetet portugeze pezulluan sistemin EES në aeroportin Humberto Delgado të Lisbonës për tre ditë dhe vendosën personel ushtarak për të përforcuar aftësitë e kontrollit kufitar.

Probleme u raportuan gjithashtu në aeroportin Fiumicino të Romës. Drejtoria e aeroportit raportoi se kushtet operative në praktikë po rezultojnë shumë komplekse, duke rezultuar në një rritje të konsiderueshme të kohës që duhet për të kontrolluar pasagjerët në kontrollet kufitare.

Konfederata spanjolle e hoteleve dhe akomodimeve turistike (Ashotel) i ka kërkuar Ministrisë spanjolle të Punëve të Brendshme të rrisë numrin e punonjësve në pikat kufitare për të shmangur "ngarkesat" në kontrollet e pasagjerëve në kufij.

"Është e paarsyeshme që, pas një udhëtimi prej disa orësh, turistët të përballen me një pritje prej një ose më shumë orësh për të hyrë në vend", tha kryetari i Ashotel, Horhe Mariçal.

Nga ana tjetër, Ministria spanjolle e Punëve të Brendshme deklaroi se sistemi EES po zbatohet në të gjithë vendin, pa "radhë ose incidente të rëndësishme" të raportuara.

Dhe operatori i dy aeroporteve më të mëdha në Paris, ADR, nuk ka ankesa në lidhje me funksionimin e sistemit EES, duke raportuar se "nuk është vërejtur kaos ose rritje e kohës së pritjes në këtë fazë". mb/

Foto: MIA

Остани поврзан