Siner finalisti i dytë në Australia open, do të përballet me Aleksandar Zverev
- Tenisti italian Janik Siner, mbrojtësi i titullit në Melburn, është finalisti i dytë në Australian open, pasi e mundi amerikanin Ben Shilton me rezultatin 3:0 (7:6, 6:2, 6:2) për dy orë e 36 minuta lojë.

Melburn, 24 janar 2025 (MIA) - Tenisti italian Janik Siner, mbrojtësi i titullit në Melburn, është finalisti i dytë në Australian open, pasi e mundi amerikanin Ben Shilton me rezultatin 3:0 (7:6, 6:2, 6:2) për dy orë e 36 minuta lojë.
Siner në finale, e cila është në program të dielën, do të luajë kundër gjermanit Aleksandar Zverev, i cili herët në mëngjes u kualifikua në finale pasi Novak Gjokoviq e dorëzoi ndeshjen pas humbjes së setit të parë.
Italiani do të luajë për Grend Slemin e tij të tretë, ndërsa gjermani për të parin në karrierë. bsh/
Foto: Printskrin