• четврток, 11 декември 2025

Sindikatat nga administrata gjyqësore kërkojnë pagesën e menjëhershme të shtesave, punësime të reja dhe miratimin e ligjit për shërbimin gjyqësor

Sindikatat nga administrata gjyqësore kërkojnë pagesën e menjëhershme të shtesave, punësime të reja dhe miratimin e ligjit për shërbimin gjyqësor

 Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Sindikata e Pavarur e Administratës Shtetërore dhe Sindikata e Pavarur e Administratës Gjyqësore sot, pas një takimi me Kryetarin e Këshillit Gjyqësor, dolën me kërkesa për përmirësimin e gjendjes e të punësuarve në gjykata.

Sindikatat kërkojnë pagesën e menjëhershme të shtesave të pagave që nuk janë paguar që nga marsi i këtij viti, regresin  për pushimin vjetor dhe llogaritjen e pagave në përputhje me koeficientët nga Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive në Sektorin Publik nga viti 2023. Është kërkuar edhe plotësimi i vendeve të lira të punës për shkak të daljes në pension ose daljes së kuadrit, si dhe rritjen e fondeve buxhetore për vitin e ardhshëm për të paktën tetë për qind më shumë punësime. 

 "Momentalisht ka një mungesë të madhe të personelit, ndërsa të punësuarit janë të detyruar të kryejnë detyra për dy, tre, apo edhe katër kolegë. Shtesat në paga nuk janë paguar që nga marsi, gjë që është e papranueshme", tha kryetari i sindikatës, Goran Risteski.

 Kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Administratës Gjyqësore, Jasmina Veliçkova ka kërkuar miratimin urgjent të ligjit për shërbimin gjyqësor, i cili është përfunduar që në qershor, por ende nuk është votuar. Ajo theksoi se pagat e shërbimit gjyqësor duhet të lidhen me pagat e gjykatzësve, në një raport prej 60 me 80 për qind, në mënyrë që ato të rriten proporcionalisht.

 "Nëse nuk paguhen shtesat dhe nuk sigurohen fonde, do të detyrohemi të paralajmërojmë grevë në të gjitha gjykatat. Kupa tashmë është derdhur, paralajmëroi Veliçkova, duke shtuar se në seancën e fundit të Këshillit të Buxhetit, përsëri nuk u siguruan fonde për shtesat për nëntorin.

 Sindikatat paralajmëruan se do të vazhdojnë me negociata me Qeverinë dhe Ministrinë e Financave, dhe publiku do të informohet me kohë për hapat e mëtejshëm.

 Foto: MIA

 

Остани поврзан