Sindikata e Postës së Maqedonisë: Janë tejkaluar të gjitha problemet, rroga tashmë është paguar
- Sindikata e "Postës së Maqedonisë" përmes kumtesës drejtuar mediumeve informoi se janë tejkaluar të gjitha problemet lidhur me pagesën e rrogës dhe se ajo tashmë u është paguar të gjithë punëtorëve.
Shkup, 23 janar 2026 (MIA) - Sindikata e "Postës së Maqedonisë" përmes kumtesës drejtuar mediumeve informoi se janë tejkaluar të gjitha problemet lidhur me pagesën e rrogës dhe se ajo tashmë u është paguar të gjithë punëtorëve.
"Si Sindikatë, qëllimi ynë është t'i mbrojmë të drejtat e të punësuarve, por me vizion të qartë dhe përmes marrëveshjes efikase me të cilën do të sigurojmë kushte më të mira për punë të të punësuarve dhe punën e SHA "Posta". SHA "Posta" ndodhet në situatë në të cilën ne si Sindikatë japim mbështetje të plotë në procesin e riformimin e ndërmarrjes me përgatitjen e sistematizimit të ri me qëllim që SHA "Posta" të ngritet në nivel të ofruesit konkurrent të shërbimeve në treg", thonë nga Sindikata e "Postës së Maqedonisë".
Shtojnë se edhe në periudhën në vijim, tërësisht do të qëndrojnë në mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve dhe arritjen e marrëvehsjes efektive me ekipin menaxhues për respektim të punës së punonjësve të postës.
"Konsaiderojmë se dialogu i hapur me të gjitha palët e prekura është e vetmja zgjidhje për t'i realizuar të drejtat e të punësuarve në SHA "Posta", ndërkaq ndërmarrja ta arrijë qëllimin e vet si operator shtetëror në komunikacionin e brendshëm dhe ndërkombëtar postar", potencojnë nga Sindikata e Postës së Maqedonisë. ab/
Foto: МIА arkivi