Simulimi i një sulmi hibrid kibernetik në kazermën "Goce Dellçev"
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në kazermën "Goce Dellçev" në Komunën e Aerodromit në objektin e Akademisë Ushtarake "Mihajlo Apostolski" ku do të simulohet një sulm hibrid kibernetik.

Shkup, 29 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në kazermën "Goce Dellçev" në Komunën e Aerodromit në objektin e Akademisë Ushtarake "Mihajlo Apostolski" ku do të simulohet një sulm hibrid kibernetik.
Me ç'rast, siç informojnë nga shërbimi për media i Qeverisë, do të dorëzohen në mënyrë ceremoniale standardet minimale të sigurisë kibernetike për institucionet qeveritare, të cilat janë zhvilluar në bashkëpunim me ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s