Simpoziumi vjetor i Shoqatës Ndërkombëtare të Kritikëve të Artit - AICA Maqedoni
- Shoqata Ndërkombëtare e Kritikëve të Artit - AICA Maqedoni sot në orën 17 në Muzeu e Artit Bashkëkohor - Shkup do të mbajë simpoziumin dhe diskutimin vjetor me temën: "Arkivimi si kryerje e një praktike kritike".
Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Shoqata Ndërkombëtare e Kritikëve të Artit - AICA Maqedoni sot në orën 17 në Muzeu e Artit Bashkëkohor - Shkup do të mbajë simpoziumin dhe diskutimin vjetor me temën: "Arkivimi si kryerje e një praktike kritike".
Folësit e diskutimit do të jenë Zoran Petrovski, Sllobodanka Stevçevka (OPA), Vlladimir Jançevski. AICA Maqedoni njoftoi se diskutimi do të fokusohet në atë si arkivat, mes të cilave edhe koleksionet e muzeut, kur aktivizohen përmes artit, proceseve aktiviste dhe kuratoriale, mund të krijojnë sisteme të reja vlerash, solidariteti dhe kujtese.
"Duke u mbështetur në vëzhgimin e Çarls Merueder për arkivën si aparat modern përmes së cilës shkruhet historia dhe vendoset autoriteti, paneli do të hulumtoj si praktikat e artit dhe iniciativës së pavarur sfidojnë këtë autoritet duke e rilexuar dhe rimenduar arkivin - si një hapësirë për krijimin e marrëdhënieve të reja, proceseve kolektive dhe konteksteve të reja domethënëse. Arkivi do të shihet si i gjallë, hapësirë kritike dhe transformuese, vend ku historitë personale takohen me kujtesën kolektive dhe bëhen një fushë për rezistencë, dialog dhe prodhim të përbashkët të dijes", njoftoi AICA Maqedoni.
Në kuadër të ngjarjes do të ndahen çmimet "Ladislav Barishiq" - për projekt hulumtues dhe "Boris Petkovski" në tre kategori - për vlera të qëndrueshme, për tekst kuratorial dhe për tekst hulumtues, dhe do të promovohet botimi "Prania: Tekste hulumtuese të fituesve të çmimit "Ladislav Barishiq". qa/
Foto: AICA Maqedoni