Siljanovska-Davkova: Të mundshme janë zgjidhjet dhe ndryshimet në përfundimet e BE-së, por vendimin nuk e marrim ne
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova beson se është i mundur një ndryshim në përfundimet e BE-së për vendin, si dhe zgjidhje për problemin me Bullgarinë, por se vendimin për këtë nuk e mbajmë ne.
Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova beson se është i mundur një ndryshim në përfundimet e BE-së për vendin, si dhe zgjidhje për problemin me Bullgarinë, por se vendimin për këtë nuk e marrim ne.
"Nga prizma jonë është e mundur të ndryshojmë përfundimin, por ne nuk e marrim vendimin. Është e vërtetë që ne kemi diskutuar për zgjidhje. Ndoshta dikush nuk e sheh këtë, por unë mendoj se ka një ndryshim në retorikën e përfaqësuesve më të lartë të BE-së në lidhje me këtë çështje, sepse nuk është vetëm një precedent, por për historinë që do të përsëritet nëse në fillim nuk gjendet një zgjidhje. Prandaj unë propozova disa zgjidhje", deklaroi Siljanovska Davkova, duke iu përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse është e mundur të ndryshohen përfundimet e BE-së siç kërkon pala maqedonase dhe nëse sheh dëshirë në Sofje për rinegocionimin e pozitave.
Për kërkesat e Bullgarisë për ndryshimin e Kushtetutës si kusht për zhbllokimin e integrimit evropian, presidentja tha se vazhdimisht ka thënë se nëse të drejtat e pakicës bullgare në vendin tonë do të ishin vërtet në pikëpyetje dhe do të shkeleshin, ajo do të ishte e para që do të mbështeste një masë që do t'i përmirësonte ato, por, siç theksoi, me përgjegjësi pohon se përmes një prizme kushtetuese-juridike, ne kemi një nga garancitë më të mira kushtetuese për të drejtat e pakicave.
"Shpesh dëgjojmë ndonjë propozim francez. Nuk e di sa mirë mund ta shpreh, por nuk më përshtatet mbiemri sepse Franca është një vend i cili as nuk e ka nënshkruar dhe as nuk e ka ratifikuar Konventën korrnizë për Mbrojtjen e të Drejtave të Minoriteteve. Dhe tani përdorimi i propozimit për të garantuar të drejtat e pakicave si francezë nuk është në rregull. Larg nga ajo se unë e fajësoj Francën apo BE-në, sepse në krijimin e përfundimeve dhe zgjidhjeve kuptohet se marrin pjesë dhe përfaqësues tanë, pjesë e jona nga komisioni historik", theksoi Siljanovska-Davkova. rq/
Foto: arkivi i MIA-s