• петок, 05 декември 2025

Siljanovska-Davkova: Resnja ka të ardhme, duhet mbështetje më e madhe

Siljanovska-Davkova: Resnja ka të ardhme, duhet mbështetje më e madhe

Resnjë, 11 nëntor 2025 (MIA) - Kujdesi për liqenin e Prespës është arsyeja kryesore pse presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e vizitoi komunën e Resnjës prej ku njoftoi se në periudhën e ardhshme do të vizitojë një numër të madh komunash dhe vende të populluara në mbarë vendin.

Ajo shprehu kënaqësi që është në Resnjë, një qytet, i cili sipas saj, për shumë arsye, shumë më shpesh duhet jo vetëm presidentët, por edhe të gjithë ta vizitojnë. Jo vetëm, siç tha, për shkak të bukurisë, historisë, bashkëjetesës, liqenit, zogjve të rrallë, Pallatit, muzeut të Tatarçevit, Nade Proevës...

"Nuk ishte rastësi që fillova nga Resnja, sepse arsyeja kryesore ishte shqetësimi për Liqenin e Prespës. Mora të dhëna të hollësishme, duke përfshirë se arsyeja kryesore nuk është përdorimi i madh dhe i pakontrolluar i ujit, por fundosja, domethënë në natyrë, dhe se kemi pasur situata të ngjashme edhe më parë në histori. Megjithatë, nga biseda me kryetarin e komunës, kuptova se po, ky qytet ka një të ardhme, vetëm se i duhet më shumë mbështetje", tha Siljanovska-Davkova.

Ajo tha se projekti "BE-ja për Prespën" është inspirues dhe themelor, për aktivizimin ose riaktivizimin e turizmit, bujqësisë, ekonomisë, ballafaqimit me deponitë.

"Me të vërtetë mendoj se disa nga këto zgjidhje po aplikohen për herë të parë dhe mund të jenë një model në të ardhmen", nënvizoi presidentja e vendit.

Ajo beson se duhet në mënyrë strategjike të inkuadrohet drejt zhvillimit kulturor dhe ekonomik dhe turizmit mjekësor.

"Ohri është këtu, Resnja është këtu, liqenet janë këtu. Ne duhet me të vërtetë të ndërtojmë një strategji me të cilën të rinjtë do të mbesin këtu. Për fat të mirë, inteligjenca artificiale dhe dixhitalizimi mundësojnë të jetoni këtu, ndërsa të punoni në vend tjetër. Por, për këtë duhet një hap", theksoi Siljanovska Davkova.

Kryetari i komunës së Resnjës, Jovan Tozievski, shprehu mirënjohje për nderin që presidentja e vendit vizitoi Resnjën dhe pati mundësinë të njihej nga afër me projektet në vazhdim, bukuritë e Prespës, por edhe me problemet me të cilat përballen ato.

Në takim, shtoi ai, u diskutua edhe për mollën e Prespës, projektet evropiane, mundësitë që ofrojnë, bukuritë e Prespës... sa/

Foto: EPA

Остани поврзан