• петок, 05 декември 2025

Siljanovska-Davkova ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Zvicrës, Kristof Zomer

Siljanovska-Davkova ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Zvicrës, Kristof Zomer

Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Zvicrës, Kristof Zomer. 

Siç njoftuan nga kabineti i presidences bashkëbiseduesit e vlerësuan bashkëpunimin tre-dekadësh si miqësor dhe të frytshëm, duke shprehur vendosmëri dhe gatishmëri për zgjerimin dhe thellimin e tij. 

Presidentja e faleminderoi ambasadorin zviceran për mbështetjen e tij të vazhdueshme për eurointegrimin e Maqedonisë. Gjithashtu, ajo i dha mirënjohje Zvicrës për donacionet e saj të shumëta dhe të vlefshme në fushat e mbrojtjes së të rinjëve dhe grave, mjedisit jetësor, si dhe në përforcimin e përfshirjes dhe përgjegjësisë. 

Për ambasadorin zvicerian, diaspora e Maqedonisë prej njëqind mijë banorësh është një aktor i vlefshëm dhe i respektuar në shoqërinë zvicerane. 

Bashkëpunimi shumëpalësh, veçanërisht që lidhet me kandidimin për pozicione prestigjioze të dy e konsiderojnë, të dobishëm, konstruktiv dhe të suksesshëm.  rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан