• сабота, 22 февруари 2025

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në shënimin e 153 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në shënimin e 153 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit

Shkup, 4 shkurt 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të merr pjesë në shënimin e 153 vjetorit të lindjes së revolucionarit të madh maqedonas, Goce Dellçev, informojnë nga kabineti i saj.

Është paraparë që presidentja Siljanovska-Davkova, me atë rast të vendos lule mbi varrin e tij në oborrin e kishës "Shën Spasi" në Shkup.

Pastaj Siljanovska-Davkova do të vizitojë Universitetin "Goce Dellçev" - Shtip, ku do të vendosë lule të freskëta para përmendores së Goce Dellçevit, që ndodhet para rektoratit të Universitetit në Novosellë dhe do të marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të lindjes së revolucionarit maqedonas.

Është paraparë edhe takim me rektorin e universitetit, prof. dr. Dejan Mirakovski, në të cilin do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, deputetë, dekanë nga administrata e rektorit dhe përfaqësues nga Kuvendi i Studentëve të Universitetit.

Në kuadër të vizitës në Shtip, presidentja Siljanovska-Davkova do të vizitojë Muzeun e veprimtarëve të VMRO-së nga Shtipi dhe rrethina e Shtipit. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s 

Остани поврзан