• петок, 05 декември 2025

Siljanovska Davkova-Milatoviq: Miqësi tradicionale dhe mbështetje e fortë në rrugën evropiane

Siljanovska Davkova-Milatoviq: Miqësi tradicionale dhe mbështetje e fortë në rrugën evropiane

Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Miqësia tradicionale, mbështetje e ndërsjellë, mirëkuptimi dhe qëllimi strategjik i përbashkët për anëtarësim në BE i karakterizojnë marrëdhëniet maqedono-malazeze, ishte konkluzioni i takimit të sotëm të presidentes Gordana Siljanovska Davkova me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq në Cetinje.

Presidentët, siç kumtoi Kabineti i Siljanovska-Davkovës, kanë biseduar për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, sfidat me të cilat përballet secila nga vendet në rrugën integruese, si dhe për mundësitë për tejkalimin e tyre.

Duke theksuar se Mali i Zi është një vend udhëheqës në procesin negociues me BE-në, Milatoviq ka shprehur mbështetje të fortë për çdo hap të bërë në integrimet e Maqedonisë.

Pjesëmarrja e sotme e përbashkët në Forumin ballkanik për integrim 2025, për të është njohje e interesit evropian për rajonin dhe një mundësi e shkëlqyer për ndarjen e përvojave.

Si më mbështetëse në qasjen rajonale në eurointegrimet përmes bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë, presidentja e theksoi vlerën e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore me dialog të hapur dhe të sinqertë, duke shmangur veton.

Siljanovska Davkova theksoi se ndërsa nga ne kërkohet plotësimi i kushteve, jashtë kritereve të Kopenhagës, do të ekzistojë rrezik nga mosrespektimi i vlerave dhe parimeve bazë të BE-së, pa të cilën ajo reduktohet në makinerinë politike dhe burokratike.

Në takim, Siljanovska-Davkova ka dërguar ftesë për një vizitë zyrtare kthyese në vend të Milatoviqit, që ai e pranoi me kënaqësi.

Të dy presidentët në Cetinje e vizituan muzeun e Mbretit Nikolla. sa/

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova

Остани поврзан