• сабота, 21 февруари 2026

Siljanovska Davkova: Shkolla dimërore në Seminarin ndërkombëtar për gjuhën maqedonase, letërsinë dhe kulturën është debat i gjallë akademik për gjuhën maqedonase si themel i identitetit

Siljanovska Davkova: Shkolla dimërore në Seminarin ndërkombëtar për gjuhën maqedonase, letërsinë dhe kulturën është debat i gjallë akademik për gjuhën maqedonase si themel i identitetit

Shkup, 26 janar 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova përmes një video-mesazhi është drejtuar në hapjen solemne të Shkollës së gjashtë dimëtore në Seminarin ndërkombëtar për gjuhën maqedonase, letrësinë dhe kulturën pranë Universitetit "Shën Cirili e Metodi" - Shkup, që po mbahet nën patronazhin e saj, njoftuan nga Kabineti i saj.

Duke e vlerësuar atë si një ngjarje të rëndësishme që vazhdon traditën e gjatë shkencore dhe kulturore të studimeve maqedonase, Siljanovska Davkova theksoi se Shkolla dimërore është një debat i gjallë akademik rreth gjuhës maqedonase si themel i identitetit, kujtesës dhe vetëdijes kulturore.

Sipas saj, në një epokë ndryshimesh të shpejta në të cilën gjuhët po përballen me sfida të reja, gjuha maqedonase duhet të jetë funksionale dhe e dukshme në botën digjitale dhe të mbetet gjallë për brezat e ardhshëm, në vendlindje dhe në diasporë.

Për të, Shkolla dimërore, si pjesë e këtij procesi, është një investim në të ardhmen e gjuhës maqedonase, por edhe në të ardhmen e studimeve maqedonase si një rrjet shkencor global.

Si një shembull i suksesshëm i diplomacisë arsimore dhe shkencore, siç thotë ajo, kjo Shkollë kontribuon në dialogun ndëretnik dhe mirëkuptimin dhe njohjen e ndërsjellë të identitetit në kohë sfidash globale. mb/

Foto: Printskrin

 

 

 

 

Остани поврзан