Siljanovska Davkova: Respektimi i rezultateve dhe rekomandimeve të ESHR-së është thelbësor për avancimin e llogaridhënies dhe transparencës në sektorin publik
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti ekipin udhëheqës të Entit Shtetëror të Revizionit, të udhëhequr nga revizori kryesor shtetëror, Maksim Acevski.

Shkup, 6 shkurt 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti ekipin udhëheqës të Entit Shtetëror të Revizionit, të udhëhequr nga revizori kryesor shtetëror, Maksim Acevski.
Në takim presidentja, siç kumtoi kabineti i saj, detajisht është imformuar për punën rrjedhëse dhe rezultatet e rëndësishme alarmante të Raportit vjetor për revizionet e kryera.
Ekipi udhëheqës vuri në dukje situatat më të rrezikshme dhe nevojën për t'i kapërcyer ato shpejt dhe me efikasitet. Gjithashtu revizori kryesor shtetëror prezantoi aktivitetet aktuale dhe të planifikuara, në përputhje me Programin Vjetor të Punës.
Presidentja Siljanovska-Davkova shprehu përshtypjen e saj për qasjen e thellë, eksperte dhe profesionale të ESHR-së në kryerjen e përgjegjësive të saj, gjë që e vendos atë në mesin e organeve më të respektuara shtetërore brenda, por edhe jashtë vendit. Ajo shprehu mbështetje të veçantë për qasjen sistematike dhe transparente të punës, duke theksuar nevojën e menaxhimit të ligjshëm dhe efikas të të mirave dhe fondeve publike, si dhe sanksionimin e veprimeve të kundërligjshme.
Siljanovska-Davkova, siç thuhet në kumtesën për media, ka theksuar se respektimi i rezultateve dhe rekomandimeve të ESHR-së është thelbësor për promovimin e llogaridhënies dhe transparencës në sektorin publik.
Profesionalizmi dhe pavarësia e revizorëve u theksuan si arsyet kryesore për reputacionin, vlerësimin dhe besimin e lartë në Entin Shtetëror për Revizion.
Në takim është biseduar edhe për Ligjin e ri për Revizionin Shtetëror, si dhe për përdorimin e statusit kushtetues të garantuar të ESHR-së, si garancion për pavarësinë. sa/
Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova