• петок, 05 декември 2025

Siljanovska Davkova për keqpërdorimet me IPARD: Duhet rreptësisht të sanksionohet keqpërdorimi, përgjegjësi duhet të ketë

Siljanovska Davkova për keqpërdorimet me IPARD: Duhet rreptësisht të sanksionohet keqpërdorimi, përgjegjësi duhet të ketë

Resnjë, 11 nëntor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot theksoi se fondet IPARD janë mjaft të rëndësishme për shtetin tonë, ndërsa keqpërdorimi i këtyre mjeteve duhet të sanksionohet rreptësisht dhe duhet të ketë përgjegjësi.

"Fondet IPARD janë mjaft të rëndësishme. Kypër ne është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ja, edhe sot me bisedën me kryetarine komunës flasim për shfrytëzimin e mjeteve nga IPARD, sa sëthë me rëndësi. Dhe mendoj se sjellja evropiane apo sjellja në kuadër të sundimit të së drejtës apo sjellja si nikoqirë të mirë ndaj mjeteve të cilat na jënë dhënë si ndihmë është shumë, shumë me rëndësi. Rreptësisht duhet të sanksionohet keqpërdorimi. Nuk është hera e parë të përballemi me fenomenin e keqpërdorimit. Kjo nuk është mirë. Do të thotë përgjegjësi duhet të ketë", theksoi Siljanovska Davkova duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë vizitës së punës në Komunën e Resnjës.

Ministria e Financave dje kumtoi se përmes strukturave dhe organeve për menaxhim me mjetet nga instrumenti IPA/IPARD i Bashkimit Evropian, Maqedonia ka marrë vendim për ndërprerje të përkohshme të pagesave të mjeteve nga programi IPARD. Siç ishte sqaruar, Vendimi i tillë vijon pas ngjarjeve aktuale me Agjencinë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 

"Për vendimin e njëjtë po të njëjtën ditë është njoftuar Komisioni Evropian dhe shërbimet në Bruksel, të cilët njoftuan dhe e përshëndetën vendimin e Strukturave Kombëtare. Qëllimi është të sigurohet besim se sistemi i vendosur garanton ligjshmëri dhe rregull të pagesave nga IPARD, si dhe ekzistim të masave efektive për mbrojtje nga mashtrimet dhe korrupsioni”, njoftoi Ministria e Financave. 

Kryeministri Hristian Mickoski paraprakisht sot mohoi se mjetet nga fondet IPARD janë bllokuar pas arrestimeve për korrupsion në Agjencinë për mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural duke potencuar se hetimi po thellohet sepse ka informata edhe për keqpërdorime të mëparshme të mjeteve. Ai tha se ka kërkuar të bllokohet pagesa e parave nga IPARD-i, në mënyrë që të shihet se deri ku kanë shkuar keqpërdorimet. ab/

Foto: printskrin

Остани поврзан