Siljanovska - Davkova e pranoi Raportin e KE-së për përparimin për vitin 2025
- – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova e priti shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin Mihail Rokas, i cili ia dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian për përparimin për vitin 2025. Ambasadori Rokas i theksoi problemet kryesore me të cilat përballemi, si dhe ndryshimet e pritura, informojnë nga Kabineti i Siljanovska – Davkova.
Shkup, 4 nëntor 2025 (MIA) – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova e priti shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin Mihail Rokas, i cili ia dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian për përparimin për vitin 2025. Ambasadori Rokas i theksoi problemet kryesore me të cilat përballemi, si dhe ndryshimet e pritura, informojnë nga Kabineti i Siljanovska – Davkova.
Bashkëbiseduesit konstatuan mungesë të përparimit në sundimin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe gjyqësorit, duke theksuar nevojën për përpjekje maksimale për reformë në këto sfera.

“Në takim u përshëndetën rezultatet pozitive në kuadër të Planit të Rritjes, reformës së administratës publike, si dhe sukseset në Klasterët 3, 4, 5 dhe 6. Siljanovska-Davkova pati vërejtje për disa nga gjetjet në Raport që i referohen Klasterit 1. Ajo gjithashtu theksoi nevojën që vlerësimi të bazohet në Kriteret e Kopenhagës, dhe jo në kushtet politike me të cilat përballemi për dy dekada”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të Siljanovska-Davkovës.
Për ambasadorin Rokas, shtohet, momentin i tanishëm është më i miri për hapa të guximshëm dhe vendimtarë në reforma, për shkak të vullnetit të shprehur hapur të liderëve të BE-së për mbështetje dhe ndihmë të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. fc/
Foto: Kabineti i Siljanovska - Davkova