Siljanovska Davkova: Buxhetimi përgjegjës gjinor mundëson vlerësim real dhe ndarje më të drejtë të fondeve publike
- Buxhetimi përgjegjës gjinor në të vërtetë është buxhetim i mirë, sepse i zbulon pabarazitë prapa linjave buxhetore dhe mundëson vlerësim real dhe ndarje më të drejtë të fondeve publike për nevojat e grave dhe burrave, porositi sot presidentja Gordana Siljanpovska Davkova në fjalimin e saj në Forumin ndërkombëtar të titulliar "Gloakalizimi 2:0: E ardhme e qëndrueshme dhe e përgjegjëshme gjinore", e cila mbahet sot dhe nesër në Shkup, në organizim të Qendrës për Hulumtim dhe Krijim të Politikave (QHKP) në kuadër të Rrjetit për buxhetim përgjegjës gjinor (Gender Budget Watchdog Network - GBWN).
Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Buxhetimi përgjegjës gjinor në të vërtetë është buxhetim i mirë, sepse i zbulon pabarazitë prapa linjave buxhetore dhe mundëson vlerësim real dhe ndarje më të drejtë të fondeve publike për nevojat e grave dhe burrave, porositi sot presidentja Gordana Siljanpovska Davkova në fjalimin e saj në Forumin ndërkombëtar të titulliar "Gloakalizimi 2:0: E ardhme e qëndrueshme dhe e përgjegjëshme gjinore", e cila mbahet sot dhe nesër në Shkup, në organizim të Qendrës për Hulumtim dhe Krijim të Politikave (QHKP) në kuadër të Rrjetit për buxhetim përgjegjës gjinor (Gender Budget Watchdog Network - GBWN).
Buxhetimi përgjegjës gjinor mundëson vlerësim real dhe më të drejtë të shpërndarjes së fondeve publike për nevojat e grave dhe burrave.
Këshilli mi Evropës, theksoi kryetarja e definon buxhetimin përgjegjës gjinor si përfshirje e detyrueshme e perspektivës gjinore në të gjitha fazat e ciklit buxhetor
"Për mua kjo nuk është vetëm prpocedurë teknike, por mjet për krijim më të mirë të politikave, të cilat sjellin transparencë, llogaridhënie dhe drejtësi në konsumin publik. Buxhetimi përgjegjës gjinor është instrument shprehës transformues, sepse do të thotë ndryshim sistematik në mënyrën në të cilën shteti shikon, kupton dhe zgjidh nevoja shoqërore", theksoi ajo.
Si shtet me hapësirë të kufizuar fiskale, por me detyrime serioze reformuese, tha presidentja financat e urta publike evidence-based nuk janë zgjedhje, por detyrim.
Ajo theksoi se ky formum nxjerr në pah një temë që nuk është neutrale nga ana gjinore, por është thelbësore për të ardhmen tonë: krizën klimatike.
Të përmbledh: barazi gjinore dhe rezoistenca klimatike janë baza e të ardhmes së qëndrueshme. Gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme për këto sfida do të jetë me rëndësi thelbësore për qeveritë e të gjithë rajonit, theksoi presidentja. mb/
Foto: printskrin