Sijarto: Edhe Brukseli edhe Kievi duhet ta pranojnë pa hezitim planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën
- Ministri hungatez i Punëve të Jashtme Peter Sijarto porositi se edhe Brukseli edhe Kievi duhet ta pranojnë pa hezitim planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën, sepse, siç theksoi, situata në terren dhe në Evropë po përkeqësohet çdo ditë.
Budapest, 24 nëntor 2025 (MIA) - Ministri hungatez i Punëve të Jashtme Peter Sijarto porositi se edhe Brukseli edhe Kievi duhet ta pranojnë pa hezitim planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën, sepse, siç theksoi, situata në terren dhe në Evropë po përkeqësohet çdo ditë.
Sijarto vlerësoi se "mbështetja e pakushtëzuar dhe e plotë për planin e paqes të SHBA-së është sjellja e vetme e pranueshme për të gjithë politikanët evropianë”. Sipas tij, çdo përpjekje për të shmangur këtë zgjidhje çon në një krizë më të thellë dhe pasiguri më të madhe.
Ai paralajmëroi se përkeqësimi është i dukshëm në shumë nivele - nga rreziku në rritje i përshkallëzimit dhe kërcënimi për sigurinë evropiane, te pasojat ekonomike, katastrofa humanitare dhe pozicioni gjithnjë e më i vështirë i Ukrainës në aspektin e ruajtjes së integritetit të saj territorial.
"Nuk do të jetë më mirë sepse situata po përkeqësohet çdo ditë", porositi ministri hungarez, duke shtuar se "nuk ka asnjë aspekt të vetëm që mund të përmirësohet" ndërsa konflikti vazhdon.
Në këtë rast, Sijarto i kritikoi liderët evropianë, duke theksuar se ata janë më të përqendruar në "prishjen, sabotimin dhe paaftësinë" e planit të administratës amerikane, në vend që të kërkojnë mënyrë për të arritur paqen sa më shpejt të jetë e mundur.
Sipas tij, vonesa dhe pengimi mund të kenë pasoja serioze për BE-në, ndërsa për Kievin, situata "ka arritur tashmë në një pikë ku pranimi i planit të paqes mund të jetë e vetmja mënyrë e mbetur për të shmangur një rezultat edhe më të vështirë".
Foto: Sijarto në Fejsbuk