Shtëpia e Bardhë: Përfaqësuesit e SHBA-së dhe Ukrainës mbajtën një takim produktiv në Majami, planifikohen bisedime të mëtejshme
- I dërguari special i presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, Stiv Vitkof mbajti biseda produktive me negociuesin e lartë nga Ukraina, Rustem Umerov, në Majami të Floridës, kumtoi përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë.
Majami, 6 dhjetor 2026 (MIA) - I dërguari special i presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, Stiv Vitkof mbajti biseda produktive me negociuesin e lartë nga Ukraina, Rustem Umerov, në Majami të Floridës, kumtoi përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë.
Personat zyrtarë planifikojnë sërish të takohen më vonë sot.
"Takimi i djeshëm midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Majami ishte produktiv dhe u arrit progres. Ata do të takohen përsëri më vonë sot pasi të informojnë udhëheqësit e tyre", tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Informata më detajore nuk u dhanë menjëherë.
Vitkof dhe dhëndri i presidentit, Xhared Kushner, u takuan me homologët e tyre ukrainas për t'i informuar ata mbi një takim me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në fillim të kësaj jave. Takimet, të mbajtura në një vend të pazbuluar në Majami, nuk ishin bisedime formale që synonin një plan paqeje të mbështetur nga SHBA, shtoi burimi. Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë ranë dakord për bisedimet përpara se të takoheshin me Putinin.
Jurij Ushakov, këshilltari kryesor për politikë të jashtme i Kremlinit, tha dje se Putini dhe Vitkof kishin arritur një nivel mirëkuptimi që i bënte diskutimet e tyre "vërtet miqësore".
Putini zhvilloi një takim pesë-orësh me Vitkofin dhe Kushnerin në Kremlin, duke u përqendruar në një plan të mbështetur nga SHBA për të zgjidhur luftën në Ukrainë. Presidenti rus më vonë i përshkroi bisedimet si "shumë të dobishme". sa/
foto: arkivi