Shtyhet seanca gjyqësore për rastin me këmbësorin e aksidentuar në Parkun e Frankofonisë
- Gjykata Themelore Penale Shkup e shtyu seancën e sotme gjyqësore kundër shkupjanit 25 vjeçar Faton Luri, i akuzuar më 1 korrik, të këtij viti ndërsa drejtonte një motoçikletë "Kavasaki" pa patentë shoferi, në shtegun e këmbësorëve në kejin e lumit Vardar, në afërsi të Parkut të Frankofonisë, e aksidentoi 68-të vjeçarin Jugosllav Nikollovski dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shkup, 12 nëntor 2025 (MIA) - Gjykata Themelore Penale Shkup e shtyu seancën e sotme gjyqësore kundër shkupjanit 25 vjeçar Faton Luri, i akuzuar më 1 korrik, të këtij viti ndërsa drejtonte një motoçikletë "Kavasaki" pa patentë shoferi, në shtegun e këmbësorëve në kejin e lumit Vardar, në afërsi të Parkut të Frankofonisë, e aksidentoi 68-të vjeçarin Jugosllav Nikollovski dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas mbrojtjes, i pandehuri menjëherë para fillimit të seancës është ankuar për dhimbje të stomakut, pastaj drejtori i INP Burgu Shkup ka dorëzuar në Gjykatë një udhëzim të specialistit nga Shtëpia e Shëndetit Shkup për dërgimin e Lurit në klinikën për Kirurgji Digjestive pranë KKU "Nëna Terezë".
Pasi shqyrtoi kërkesën dhe deklaratën e të pandehurit se nuk ndihej mirë dhe nuk mund ta ndiqte seancën dëgjimore, Këshilli Gjyqësor kërkoi praninë e një profesionisti mjekësor për të përcaktuar gjendjen e tij aktuale shëndetësore.
"Duke pasur parasysh deklaratat e bëra nga avokati mbrojtës i të pandehurit dhe dokumentacionin mjekësor të paraqitur për të pandehurin, si dhe deklaratën e të pandehurit para fillimit të seancës dëgjimore se nuk ndihej mirë dhe nuk mund ta ndiqte seancën dëgjimore dhe të merrte pjesë aktive në procedurë, Këshilli e konsideron të nevojshme të thërrasë një profesionist mjekësor për ta ekzaminuar të pandehurin dhe për të përcaktuar gjendjen e tij aktuale shëndetësore dhe aftësinë për të ndjekur rrjedhën e seancës dëgjimore", u theksua nga kryetarja e Këshillit Gjyqësor.
Pas ekzaminimit të kryer nga ana e mjekëve të Ndihmës së Shpejtë, Këshilli vlerësoi se nuk janë plotësuar dispozitat ligjore për mbajtjen e debatit kryesor dhe solli vendim që të shtyhet për më 21 nëntor.
Gjykata theksoi edhe se dy dëshmitarët, Dina Cirikoviq, e propozuar nga mbrojtja e të dëmtuarit dhe Hamza Ibrahim, i cili ishte me të pandehurit në vendin e ngjarjes, nuk morën pjesë në seancën e sotme, Cirikoviq, sipas Gjykatës për shkak të gjendjes psiçike të paqëndrueshe, ndërsa Ibrahim edhe krahas ftesës së rregullt nuk është paraqitur. sa/
Foto: MIA Arkivi