Shtrenjtohet karburantet për gjysmë deri në një denar për litër
- Benzinat nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë debari për litër, ndërsa çmimi i karburantit EURODIZEL BS (D-E-V) rritet për një denar, vendosi sot Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturinat Komunale (KRE). Me vendimin kryhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,03 për qind.
Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Benzinat nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë debari për litër, ndërsa çmimi i karburantit EURODIZEL BS (D-E-V) rritet për një denar, vendosi sot Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturinat Komunale (KRE). Me vendimin kryhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,03 për qind.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 74 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 76, ndërsa EURODIZEL BS (D-E-V) për 71 denarë për litër. Çmimi i Vajit ekstra të lehtë për djegie (EL-1) nuk ndërron dhe mbetet 69,5 denarë për litër. Me vendim të KRE për 0,856 për kilogram rritet çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 36,913 denarë.
Nga KRE-ja theksojnë se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, janë rritur mesatarisht me 2,849 për qind për benzinën, 2,319 për qind për naftën dhe 3,433 për qind për mazutin, ndërsa nafta ekstra e lehtë është ulur me 0,05 për qind. Kursi i këmbimit të denarit kundrejt dollarit, me të cilin u formuan çmimet me llogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,0034 për qind. mb/
Foto: MIA