Shtrenjtohen benzinat dhe dizeli
- – Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një denar për litër, ndërsa çmimi i dizelit rritet për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Me këtë vendim kryhet rritje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 0,23 për qind.
Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) – Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një denar për litër, ndërsa çmimi i dizelit rritet për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Me këtë vendim kryhet rritje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 0,23 për qind.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS - 95 është 75,5 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 77,5, ndërsa EURODIZEL BS (D-E V) për 72,5 denarë për një litër. Çmimi i shitjes me pakicë, i Vajit ekstra të lehtë (EL -1) nuk ndryshon dhe mbetet 69,5 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE për 0,806 denarë për një kilogram ulet çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 35,621 denarë.
Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë rritje te benzinat në mesatare për 3,628 për qind dhe te dizeli për 1,766 për qind, përderisa te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,022, ndërsa te mazuti për 2,563 për qind. Kursi i denarit në krahasim me dollarin në të cilin ishin formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,5545 për qind. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s