Shtipi i dha lamtumirën e fundit pesë të vdekurve në zjarrin në Koçan
- Në kolona disa qindra metra, qytetarët e Shtipit sot i kanë dhënë lamtumirën e fundit pesë personave që humbën jetën nga zjarri në diskotekën në Koçan. Ata i dhanë nderimet e fundit për Damjan Tanevski, Filip Ivanovski, Filip Stevanovski, Aleksandar Kolarov dhe Aleksandar Efremov.

Shtip, 20 mars 2025 (MIA) - Në kolona disa qindra metra, qytetarët e Shtipit sot i kanë dhënë lamtumirën e fundit pesë personave që humbën jetën nga zjarri në diskotekën në Koçan. Ata i dhanë nderimet e fundit për Damjan Tanevski, Filip Ivanovski, Filip Stevanovski, Aleksandar Kolarov dhe Aleksandar Efremov.
Ekipet e Kryqit të Kuq dhe të Ndihmës së parë ishin të pranishme në vendet ku u bënë nderimet e fundit për të vdekurit.
Ndryshe, të gjitha mediat rajonale dhe lokale, si dhe korrespondentët e mediave kombëtare, sot nuk kanë fotografuar dhe as xhiruar në varrimin e pesë personave nga Shtipi, duke respektuar kërkesat e disa familjeve dhe miqve të të ndjerëve që të mos fotografohen apo filmohen. mb/
Foto: MIA