Shtëpia e Bardhë: Trampi është jashtëzakonisht i zhgënjyer nga Ukraina dhe Rusia
- Presidenti amerikan Donald Tramp është “jashtëzakonisht i zhgënjyer” nga Ukraina dhe Rusia, deklaroi mbrëmë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kerolajn Levit.
Uashington, 12 dhjetor 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp është “jashtëzakonisht i zhgënjyer” nga Ukraina dhe Rusia, deklaroi mbrëmë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kerolajn Levit.
Ajo shtoi se Trampi është i lodhur nga takimet e pakuptimta dhe dëshiron të shohë vepra për t’i dhënë fund luftës.
“Ai nuk dëshiron më fjalë. Ai dëshiron vepra. Ai dëshiron që kjo luftë të përfundojë”, tha Levit.
Bisedimet me Kievin dhe Moskën vazhdojnë përmes të dërguarit special të SHBA-së, Stiv Uitkof dhe ekipit të tij.
Dje, Trampi tha se liderët evropianë kanë kërkuar takim me përfaqësuesit amerikan.
"Nëse ka gjasa reale për të nënshkruar marrëveshje paqësore, nëse besojmë se këto takime meritojnë praninë e një përfaqësuesi amerikan i cili do t'u kushtojë kohën e tij këtë fundjavë, atëherë do të dërgojmë përfaqësues. Ende nuk jemi të sigurt nëse mund të arrihet paqe e vërtetë dhe nëse mund t'i lëvizim punët përpara", tha Levit.
Kievi tha dje se kishte dorëzuar versionin e azhurnuar të planit për përfundimin e luftës me Rusinë.
Foto: arkivi i MIA-s