• вторник, 08 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Trampi nesër do të vendosë tarifa

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Trampi nesër do të vendosë tarifa

 Uashington, 1 prill 2025 (MIA) - Shtëpia e Bardhë sot konfirmoi se presidenti Donald Tramp do të vendosë tarifa të reja, ndonëse nuk e bëri të ditur shtrirjen dhe fuqinë e këtyre masave, të cilat kompanitë, konsumatorët dhe investitorët në mbarë botën po i presin me padurim në forcimin e luftës tregtare globale.

Trampi për javë të tëra ka paralajmëruar 2 prillin si "Ditën e Çlirimit", kur do të vendosen tarifat e reja që do të riformësojnë sistemin global të tregtisë. 

Presidenti amerikan duhet të drejtohet në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë në orën katër  sipas kohës lokale, gjegjësisht në orën 21 sipas kohës së Evropës Qendrore. 

 Zëdhënësja e tij,  Kerolin Levit, tha se tarifat reciproke kundër vendeve që kanë masa kundër produkteve amerikane do të hyjnë në fuqi menjëherë pasi Tramp t'i shpallë, dhe një tarifë 25 për qind për import të makinave një ditë më vonë, më 3 prill.  

Presidenti ka vendosur tashmë tarifa për import të aluminit dhe çelikut dhe i ka rritur ato për të gjitha produktet nga Kina. Ndërkohë, ai u kërcënua me tarifa të tjera, por edhe i anuloi dhe i shtyu, shkruajnë mediat britanike.

 Paralajmërimi i Levitit tregon se këtë herë ai mund të jetë në gjendje të përmbushë paralajmërimet e tij.

"Presidenti ka një ekip të shkëlqyer këshilltarësh që kanë studiuar këto çështje për dekada dhe ne jemi të fokusuar në kthimin në epokën e artë të Amerikës", tha ajo. 

 "Uashington Post" shkruan se bashkëpunëtorët e tij po shqyrtojnë një plan që do të rriste tarifat për të gjitha produktet nga vendet e tjera në 20 për qind. Qeveria pret që kjo të rezultojë në gjashtë trilionë dollarë të ardhura që më pas mund t'u paguhen qytetarëve amerikanë.

 Foto: EPA

 

Остани поврзан