Shqipëria hap Klasterin e fundit të negociatave të anëtarësimit me BE-në
- Shqipëria dhe BE-ja sot në Bruksel do të mbajnë Konferencën e 7-të Ndërqeveritare brenda së cilës do të hapen negociatat pas asaj të fundit, Klasteri 5 nga procesi i anëtarësimit "Burimet, bujqësia dhe kohezioni".
Bruksel, 17 nëntor 2025 (MIA) - Shqipëria dhe BE-ja sot në Bruksel do të mbajnë Konferencën e 7-të Ndërqeveritare brenda së cilës do të hapen negociatat pas asaj të fundit, Klasteri 5 nga procesi i anëtarësimit "Burimet, bujqësia dhe kohezioni".
Në kuadër të këtij Klasteri përfshihen kapitujt 11 - "bujqësia dhe zhvillimi rural”, 12 - "siguria ushqimore, veterinaria dhe fitosanitaria" 13 - "peshkimi dhe akuakultura", 22 - "politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore" dhe 33 - "dispozitat financiare dhe buxhetore".
Me Konferencën do të kryesojë ministrja daneze për Çështje Evropiane, Mari Bjere, e cila vjen nga vendi që aktualisht kryeson me BE-në.
Shqipëria i filloi negociatat e anëtarësimit me BE-në, më 19 korrik të vitit 2022 me mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Pas përfundimit të procesit skrining, Shqipëria dhe BE-ja mbajtën Konferencën e dytë Ndërqeveritare më 15 tetor 2024, kur edhe zyrtarish filloi procesi i negociatave me hapjen e Klasterit 1 - "Vlerat themelore".
Konferenca e tretë u mbajt më 17 dhjetor 2024, kur filluan negociatat sipas Klasterit 6 - "Marrëdhëniet ndërkombëtare", ndërsa më 14 prill 2025 edhe e katërta, në të cilën u hap Klasteri 2 - "Tregu i brendshëm".
Në Konferencën e pestë më 22 maj 2025 u hap Klasteri 3 - "Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse", ndërsa më 16 shtator të këtij viti në kuadër të Konferencës së gjashtë ndërqeveritare edhe Kalsteri 4 - "Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme".
Ndërkohë, BE-ja vendosi edhe kriteret për mbylljen e përkohshme të kapitujve.
Sipas rregullave të procesit të anëtarësimit në BE, negociatat për anëtarësim zhvillohen në konferenca ndërqeveritare midis Unionit dhe shtetit kandidat. Negociatat lidhen me përputhshmërinë me korpusin e të drejtave të përbashkëta dhe me legjislacionin e BE-së, të ndara në shumë kapituj, të grupuar në gjashtë klasterë. Konferencat mbahen në nivel ministror ose me përfaqësuesit e tyre zëvendësues.
Shqipëria ka ambicie që t'i përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2027. Pas kësaj do të ndiqet procedura për ratifikimin e marrëveshjes së anëtarësimit nga shtetet e Unionit, e cila në parim zgjat 18 deri 24 muaj, pas së cilës Shqipëria shpreson se mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030.
Ndërkaq, Shqipëria mori statusin kandidat për anëtarësim në BE në korrik të vitit 2014. Komisionin Evropian në prill të vitit 2018 dha rekomandim për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, pas së cilës Këshilli Evropian në qershor të vitit 2019 miratoi fillimin e tyre. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s