Shpërthim në rafinerinë e naftës në qytetin Port Artur në Teksas
- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur rafinerinë e naftës "Valero" në qytetin Port Artur, duke detyruar evakuimin e banorëve lokalë.
Oklahoma Siti, 24 mars 2026 (MIA) - Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur rafinerinë e naftës "Valero" në qytetin Port Artur, duke detyruar evakuimin e banorëve lokalë.
Prefektja Sharlot M. Mozes njoftoi se nuk ka të lënduar nga shpërthimi dhe u bëri thirrje banorëve të pjesës perëndimore të qytetit të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa ekipet e zjarrëfikësve po përpiqen të lokalizojnë flakët.
Rafineria që punëson rreth 770 persona, ka kapacitet për punësimin e rreth 435 mijë fuçive naftë në ditë.
I dërguari shtetëror Kristian Manuel njoftoi se Komisioni për cilësinë e mjedisit të shtetit të Teksasit është në terren, ekspertët po e monitorojnë situatën dhe po mbikëqyret cilësia e ajrit.
Autoritetet lokale u bënë thirrje banorëve të kufizojnë aktivitetet në ambient të hapur dhe të mbyllin dritaret dhe dyert derisa situata të stabilizohet.
Shkaqet e shpërthimit ende po hetohen. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s