Shpërbëhet Këshilli kalimtar jemenas
- Këshilli kalimtar jugor i Jemenit (STC) në vendin e shkatërruar nga lufta civile ka njoftuar shpërbërjen e tij, raportoi DPA.
Sana, 9 janar 2026 (MIA) - Këshilli kalimtar jugor i Jemenit (STC) në vendin e shkatërruar nga lufta civile ka njoftuar shpërbërjen e tij, raportoi DPA.
Anëtarët e Këshillit dhe organizatat shoqëruese kanë rënë dakord të shpërbëhen, theksohet në kumtesën e lexuar në televizion sot.
Këshilli nuk ka mundur t'i arrijë qëllimet e tij, vazhdohet në komunikatë.
Këshilli kalimtar jugor është një organizatë politike separatiste në Jemen. I themeluar në vitin 2017 me mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Këshilli kërkoi të krijonte një Jemen Jugor të pavarur, të ngjashëm me atë që ekzistonte midis viteve 1967 dhe 1990 para ribashkimit të dy pjesëve të vendit.
Në luftën civile të Jemenit, e cila ka shpërthyer që nga viti 2014, këshilli dhe qeveria jemenase e mbështetur nga Arabia Saudite janë zyrtarisht aleatë në luftën kundër rebelëve huthi të mbështetur nga Irani, të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha të veriut të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.
Megjithatë, tensionet janë rritur kohët e fundit. Ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe mbështesin separatistët jemenas dhe kërkesën e tyre për një jug të pavarur, Arabia Saudite mbështet qeverinë jemenase dhe dëshiron të ruajë unitetin e Jemenit.
Shpërbërja e këshillit synon të hapë rrugën për pjesëmarrje në një konferencë mbi të ardhmen e Jemenit jugor në kryeqytetin saudit, Riad, shpjegoi këshilli. mb/
Foto: MIA