• сабота, 21 февруари 2026

Shpallet tender për zgjedhje të realizuesit për modernizimin e vendkalimit kufitar Evzoni

Shpallet tender për zgjedhje të realizuesit për modernizimin e vendkalimit kufitar Evzoni

Athinë, 5 shkurt 2026 (MIA) - Mbindërtim arkitektonik dhe energjetik të objekteve ekzistuese, përmirësim të infrastrukturës së komunikacionit dhe organizim të komunikacionit, rritje të kapacitetit dhe cilësisë së kontrollit të pasaportave, doganor, fitosanitar dhe veterinar, mundësim të shërbimeve bashkëkohore dhe efikase kufitare, kalim më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave, zvogëlim të kohës së pritjes dhe harmonizim me standardet evropiane, parashikon projekti "Mbindërtimi i vendkalimit kufitar tokësor Evzoni Kilkis", në pajtim me tenderin e shpallur për zgjedhje të realizuesit të projektit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Modernizimi i pjesës greke të kufirit drejt vendit tonë u kumtua në gjysmën e dytë të gushtit, me vendim të ministrit grek të Punëve të Brendshme, Teodoros Livanios, ndërsa javën e kaluar Fondi investues kombëtar i Greqisë përmes sistemit kombëtar për furnizime publike shpalli tender për realizues të projektit "Mbindërtimi i vendkalimit kufitar tokësor Evzoni Kilkis", me vlerë 23,6 milionë euro.

Në pajtim me tenderin, lëndë e projektit është "riparimi dhe mbindërtimi i objekteve ekzustuese në VK Evzoni në Njësinë rajonale Kilkis, përmes studimit dhe realizimit të punëve ndërtimore", ndërsa afati për përfundim është më së shumti 22 muaj nga data e nënshkrimit të marrëveshjes me realizuesin.

Në tenderin sqarohet se në projektin janë përfshirë mbindërtimi arkitektonik dhe energjetik i objekteve dhe infrastrukturës, ndërtimi i rrjetit rrugor, si dhe sigurimi i kushteve të nevojshme për përmirësimin e konsiderueshëm të kushteve për kontroll të pasaportave, doganor, fitosanitar dhe veterinar, mundësim të shërbimeve bashkëkohore dhe efikase kufitare, kalim më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave, zvogëlim të kohës së pritjes dhe harmonizim me standardet evropiane.

Në mënyrë shtesë, shkruan se do të kontribuojë për "lehtësimin e lëvizjes tejkufitare dhe tregtisë, në efikasitetin e kontrolleve tejkufitare, zvogëlimin e kohës së kaluar në pritje për udhëtarë dhe automjete, në rritjen e bashkëpunimit të vendit me Maqedoninë e Veriut, e me këtë edhe përforcimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore".

Projekti është me vlerë 19.074.711,46 euro pa TVSH, respektivisht gjithsej 23.652.642,21 euro, ndërsa organ kompetent është Drejtoria e decentralizuar e Maqedonisë - Trakia. bsh/

Foto: MIA/Profili në Fejsbuk i Fondas Baraliakos

Остани поврзан