Sholci nga Davosi: Për Gjermaninë mbetet shumë e rëndësishme aleanca me SHBA-në
- SHBA do të mbetet një nga aleatët më të afërt dhe të pazëvendësueshëm të Gjermanisë, pavarësisht se kush është presidenti aktual, theksoi kancelari gjerman Olaf Sholci në fjalimin e sotëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, transmeton DPA.
Davos, 21 janar 2025 (MIA) - SHBA do të mbetet një nga aleatët më të afërt dhe të pazëvendësueshëm të Gjermanisë, pavarësisht se kush është presidenti aktual, theksoi kancelari gjerman Olaf Sholci në fjalimin e sotëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, transmeton DPA.
Vazhdimi i bashkëpunimit dhe partneritetit të ngushtë është në interes të SHBA-së dhe Gjermanisë, tha Sholci. Por, gjithashtu shtoi se nuk duhet të ketë përpjekje të rreme për "kënaqësi" apo "bisedë të ëmbël" të presidentit të ri amerikan, Donald Tramp.
"Në çdo konferencë për shtyp në Uashington, jo çdo tuit në Tuiter duhet të na vendosë menjëherë në debate të nxehta ekzistenciale. Kjo vlen edhe pas ndryshimit të pushtetit që ndodhi dje në Uashington", tha Sholci duke iu referuar inaugurimit të presidentit amerikan Donald Tramp.
Sipas mendimit të tij, Tramp dhe qeveria e tij do ta mbajnë botën në skaj në vitet në vijim, raportoi DPA.
"Ne mund dhe do të përballemi të gjitha këto", tha ai.
Lideri gjerman tha se bashkëpunimi mes aleatëve evropianë dhe SHBA-së është thelbësor për paqen dhe sigurinë në botë dhe një shtysë për zhvillim të suksesshëm ekonomik.
Foto: Arkivi i MIA-s