• сабота, 06 декември 2025

Shkupi shënon 81-vjetorin e çlirimit

Shkupi shënon 81-vjetorin e çlirimit

Shkup, 13 nëntor 2025 (MIA) – Shkupi sot shënon 81-vjetorin e çlirimit në Luftën e Dytë Botërore. Delegacione nga institucione dhe organizata do të nderojnë dhe vendosin lule në Varrezat partizane në Butel në Rrugën e kolosëve dhe në përmendoren “Çlirimtarët e Shkupit” në pllajën para ndërtesës qeveritare.  

Në këtë ditë tradicionalisht, Qyteti i Shkupit e ndan çmimin “13 Nëntori” të individëve dhe institucioneve të cilët me punën e tyre kontribuuan për zhvillimin dhe afirmimin e kryeqytetit. 

Më 13 nëntor para 70 vjetëve luftëtarët nga divizioni i 42-të dhe 50-të i Luftës Popullore Çlirimtare të Maqedonisë dhe Brigada e 16-të e Maqedonisë e çliruan Shkupin nga okupimi fashist. 

Pas luftërave të vështira disaditore me pjesëtarët e divizionit të 22-të gjerman të grenadierëve, i përbërë nga regjimenti i 47-të dhe 65-të dhe disa pjesë të divizionit, si dhe me brigadën gjermane “Angermiler” e cila ishte shpërndarë para Grykës së Kaçanikut, luftëtarët me marsh më të sigurt hynë në qytet. 

Në luftërat për çlirimin e Shkupit humbën jetën 420 luftëtarë, ndërsa gjithsej gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, jetët i humbën mbi 4.600 shkupjanë. 

Maqedonia gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte në anën e koalicionit antifashist. Në luftërat kundër okupatorëve fashistë, sipas vlerësimeve të historianëve, në Maqedoni humbën jetën 33.000 njerëz, duke përfshirë edhe më shumë se 7.000 hebrenj nga Maqedonia, të cilët ishin dëbuar në kampin e përqendrimit Treblinka. fc/

Foto: MIA

 

 

 

Остани поврзан