• петок, 05 декември 2025

Shkupi nikoqir i Forumit të 14-të Ndërkombëtar për energji për zhvillim të qëndrueshëm, nga data 28 deri më 30 tetor

Shkupi nikoqir i Forumit të 14-të Ndërkombëtar për energji për zhvillim të qëndrueshëm, nga data 28 deri më 30 tetor

Shkup, 21 tetor 2025 (MIA) - "Nga qëllimet në veprim: Furnizimi i së ardhmes me energji të qëndrueshme", është tema e Forumit të 14-të Ndërkombëtar për energji për zhvillim të qëndrueshëm (IFESD-14), i cili do të mbahet në Shkup nga 28 deri më 30 tetor. Nikoqir i forumit është Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM) në bashkëpunim me Zyrën e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara UNDP dhe pesë komisioneve rajonale të KB (UNECE, UNESCSP, UNECLAC, UNECA dhe ESCWS). 

Nga MEMBM sot njoftuan se Forumi do t'i bashkojë mbi 600 pjesëmarrës, përfaqësues të qeverive, organizatave ndërkombëtare dhe bankave, komunitetit akademik, sektorit privat dhe organizatave të shoqërisë civile, nga 70 shtete.

Siç njoftuan përfaqësuesit e përhershëm të UNDP-së në Shkup, Armen Gregorian dhe ministrja Sanja Bozhinovska, forumi do të ofrojë një perspektivë gjithëpërfshirëse për tranzicionin global energjetik, përmes shkëmbimit të strategjive kombëtare dhe rajonale për përshpejtimin e kalimit drejt energjisë së pastër, prezantimit të teknologjive dhe zgjidhjeve inovative nga organizata ndërkombëtare, sektori privat dhe akademia. Gjithashtu do të promovohet mekanizmmi për financimin e partneriteteve dhe sigurimit të pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të të rinjve, grave dhe shoqërisë civile.

"Në organizimin e forumit kemi punuar për një vit, ky forum është shumë i rëndësishëm, kemi siguruar mbi 150 ekspertë, të cilët do të jenë panelistë në 35 sesione. Forumi do të përfundojë me një deklaratë të përbashkët", deklaroi ministrja Bozhinovska.

Në hapje të forumit do të mbajnë fjalime kryeministri Hristian Mickoski, ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska dhe sekretarja ekzekutive e UNICEF-it, Tatijana Molkean. qa/

Фото/видео: МИА

Остани поврзан