• четврток, 17 октомври 2024

Shkupi nikoqir i Asamblesë së përgjithshme të unionit ndërkombëtar të guidave profesioniste në male

Shkupi nikoqir i Asamblesë së përgjithshme të unionit ndërkombëtar të guidave profesioniste në male

Shkup, 15 vtetor 2024 (MIKA) - Republika e Maqedonisë së Veriut për herë të parë do të jetë nikoqire e Asamblesë së përgjithshme të unionit ndërkombëtar të guidave profesionistë në male - UIMLA (Union of International Mountain Leaders Associations, www.uimla.org), e cila do të mbahet nga 29 tetori deri më 4 nëntor në Shkup.

Zgjedhja e Republikës së Maqedonisë së Veriut për nikoqire të takimit jubilar nuk është rezultat i rastësisë, por konfirmim i cilësisë së Shoqatës së RMV-së të guidave ndërkombëtarë në male dhe kontributit të saj serioz dhe qasjes së sinqertë në zhvillimin e profesionit ndërkombëtar.

Është e rëndësishme të theksohet se përmes  Shoqatës së RMV-së të guidave ndërkombëtarë në male, Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë dhe aktualisht i vetmi në rajon që është anëtar i plotë i UIMLA dhe që trajnon udhërrëfyes profesionistë në vendet fqinje, si Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, që përfaqëson një lloj konfirmimi të lidershipit tonë rajonal në turizmin malor.

Në të njëjtën kohë, ai përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për pozicionimin e duhur të lidershipit të të gjithë aktorëve të turizmit nga vendi, si nga sektori i biznesit ashtu edhe nga institucionet për të shfrytëzuar këtë mundësi të rrallë dhe të fituar me vështirësi, për një pozicionim më të mirë të turizmit vendas në një biznes por edhe në kuptimin institucional, bëjnë të ditur nga Shoqata e RMV-së të guidave ndërkombëtarë në male. mb/

Foto:  Shoqatës së RMV-së të guidave ndërkombëtarë në male 

Остани поврзан