• сабота, 22 февруари 2025

Shkup-Gjenevë dhe Shkup-Paris, dy linja të reja ajrore nga aeroporti i Shkupit

Shkup-Gjenevë dhe Shkup-Paris, dy linja të reja ajrore nga aeroporti i Shkupit

Shkup, 22 janar 2025 (MIA) - Ministria e Transportit sot njoftoi se nga Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup vendosen edhe dy linja të reja ajrore dhe atë Shkup-Gjenevë dhe Shkup-Paris (aeroporti Orli).

Këto dy destinacione, citohet në kumtesë, vendosen me kërkesë të diasporës, ndërsa do t'i operojë kompania ajrore Izixhet, me atë që linja Shkup-Paris do të fillojë të operojë nga 2 prilli, ndërsa linja Shkup-Gjenevë nga 3 nëntori, i këtij viti.

Këto dy destinacione janë pjesë e mbështetjes financiare që e mundëson Qeveria përmes Ministrisë së Transportit, ndërsa janë në kuadër të thirrjes së hapur publike për mbështetje për vendosjen e linjave të reja ajrore.

"Do të dëshironim të theksojmë se thirrja publike ende është e hapur dhe në të mund të paraqiten të gjitha linjat ajrore të interesuara të cilat i plotësojnë kriteret e parashikuara me thirrjen", shtohet në kumtesë.

 Me këto dy linja të reja rritet numri i 9 destinacioneve të reja që i siguroi Ministria e Transportit. Paraprakisht u nënshkruan marrëveshje për vendosjen e linjave ajrore: Ohër-Stamboll, Ohër-Bazel, Mulhaus, Shkup-Dubai. Shkup-Shtutgart, Shkup-Lion, Shkup-Barcelonë dhe për të njejtat mundësohet mbështetje financiare sipas parimit të pasagjerit që vjen.

"Ky është edhe një lajm i shkëlqyeshëm për qytetarët, për transportin ajror dhe për shtetin. Ky është rezultat i politikave të mira që i zbatojmë në pjesën e komunikacionit ajror. Parisi dhe Gjeneva janë dy destinacione atraktive për qytetarët. Besoj se do të nxisim edhe kompani tjera ajrore të paraqiten në thirrje, me disa tashmë po negociojmë dhe pres të vendosen edhe destinacione tjera nga aeroportet vendore. Kemi potencial, kemi kapacitet dhe besoj se sërish do ta rrisim konkurrencën e aeroporteve në rajon. Plotësisht, qytetarëve u mundësojmë destinacione të reja, ndërsa mërgimtarëve tanë lehtësim në komunikacion me të afërmit e tyre këtu në Maqedoni. Zhvillimi i komunikacionit ajror është pjesë e prioriteteve qeveritare dhe këtu konfirmohen përpjekjet tona dhe këtë segment ta zhvillojmë", ka theksuar zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, thuhet në kumtesë. sa/
  
Foto: Ministria e Transportit 

Остани поврзан