Shkalla e interesit e bonove të thesarit është në rënie, shkallat e tjera të interesit mbeten të pandryshuara
- Shkalla e interesit e bonove të thesarit zvogëlohet për 0,2 pikë përqindjeje, shkallat e mbetura të interesit janë të pandryshuara, vendosi Bordi Ekzekutiv për vendosjen e politikës monetare të Bankës Popullore, në seancën e djeshme në të cilën u shqyrtuan të dhënat dhe informacionet më të fundit për ekonominë botërore dhe vendase dhe zhvillimet më të fundit në tregjet financiare ndërkombëtare dhe vendase në kuadër të vendosjes së politikës monetare.

Shkup, 5 shkurt 2025 (MIA) - Shkalla e interesit e bonove të thesarit zvogëlohet për 0,2 pikë përqindjeje, shkallat e mbetura të interesit janë të pandryshuara, vendosi Bordi Ekzekutiv për vendosjen e politikës monetare të Bankës Popullore, në seancën e djeshme në të cilën u shqyrtuan të dhënat dhe informacionet më të fundit për ekonominë botërore dhe vendase dhe zhvillimet më të fundit në tregjet financiare ndërkombëtare dhe vendase në kuadër të vendosjes së politikës monetare.
"Në seancë u vlerësua se përkundër trendeve relativisht të favorshme të deritanishme, rreziqet ende ekzistojnë dhe janë më të theksuara. Kështu, u vendos që të vazhdohet me normalizimin e kujdesshëm të vendosjes së politikës monetare. Për rrjedhojë, në seancë u vendos shkalla e interesit të bonove të thesarit të ulet për 0,2 pikë përqindje, në nivelin prej 5,35 për qind. Shkallat e interesit e depozitave brenda natës dhe në 7 ditë janë të pandryshuara. E pandryshuar është edhe oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt dhe arrin në 10 miliardë denarë, kumtoii Banka Popullore.
Ky ndryshim në qëndrimin monetar, siç u theksua, është reflektim i trendeve të favorshme të inflacionit dhe të rezervave devizore, ndërkohë edhe më tej mbeten të pranishme dhe më të theksuara rreziqet që lidhen me mjedisin e jashtëm. Gjithashtu, ekzistojnë rreziqe nga faktorë të brendshëm që ndikojnë në kërkesën agregate. Për sa i përket rreziqeve të jashtme, paralajmërimi për futjen e masave të reja proteksioniste mund të shkaktojë ripërtëritje të presioneve globale inflacioniste. E dukshme është edhe ndryshueshmëria e tregjeve të produkteve primare, e ndikuar nga konteksti i paqëndrueshëm gjeopolitik dhe faktorët klimatikë. Sa i përket politikës së Bankës Qendrore Evropiane (BQE), si faktor që e merr parasysh edhe Banka Popullore, në seancën e fundit të muajit janar është marrë vendim për uljen e shkallës sl interesit për 0,25 pikë përqindjeje, që është ulja e pestë që nga qershori i vitit të kaluar.
Ende pritet që niveli i shkallës së interesit, së bashku me ndryshimet e deritanishme në rezervën e detyrueshme dhe masat makroprudenciale të ndërmarra, të kontribuojnë në stabilitetin e çmimeve në afat të mesëm dhe në stabilitetin e kursit të denarit ndaj euros. ls/
Foto: MIA