Shikorski: Mënyra më e shpejtë që Ukraina ta humb përkrahjen është korrupsioni
- Shefi i diplomacisë polake, Radosllav Shikorski, mbrëmë e paralajmrëoi Ukrainën se mënyra më e shpejtë për ta humbur përkrahjen e Perëndimit është tolerimi i korrupsionit.
imVarshavë, 14 nëntor 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë polake, Radosllav Shikorski, mbrëmë e paralajmrëoi Ukrainën se mënyra më e shpejtë për ta humbur përkrahjen e Perëndimit është tolerimi i korrupsionit.
"Nëse Ukraina e toleron korrupsionin, atëherë nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian. BE-ja kërkon ndershmëri dhe respektim të rregullave", deklaroi ministri polak i Punëve të Jashtme për televizionin Polsat.
Shikorski tha se pikërisht për këtë e ka paralajmëruar zëvendës kryeministrin ukrainas, Taras Kaçka pas skandalit më të ri korruptiv.
"Ai ka dëgjuar nga unë, disa herë, se mënyra më e lehtë që Ukraina të humb mbështetjen nga Perëndimi është të tolerojë korrupsionin", tha Shikorski.
Sipas ministrit, duket se autoritetet kanë reaguar mjaft mirë, pasi menjëherë ka pasur dorëheqje dhe arrestime.
"Kyçe do të jetë se si do të reagojnë autoritetet ukrainase", tha Shikorski për televizionin privat polak.
Ministri polak mbrëmë sërish e kritikoi Hungarinë për strehimin dhe mbrojtjen e ish funksionarëve polakë, të afërt për nga ideologjisë nga Partia Populliste "E Drejta dhe Drejtësia", të akuzuar për korrupsion dhe keqpërdorim të parave publike. bsh/
Foto: MIA arkiv