Shi dhe Starmer mbështesin thellimin e bashkëpunimit mes Pekinit dhe Londrës
- Si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe lojtarë të rëndësishëm ekonomikë globalë, Kina dhe Britania e Madhe duhet ta intensifikojnë dialogun dhe bashkëpunimin, tha presidenti kinez Shi Xhinping gjatë një takimi në Pekin me kryeministrin britanik Kir Starmer.
Pekin, 29 janar 2026 (MIA) - Si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe lojtarë të rëndësishëm ekonomikë globalë, Kina dhe Britania e Madhe duhet ta intensifikojnë dialogun dhe bashkëpunimin, tha presidenti kinez Shi Xhinping gjatë një takimi në Pekin me kryeministrin britanik Kir Starmer.
Kryeministri britanik bëri thirrje në thellim të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Kinën për stabilitet global, ndryshime klimatike dhe çështje tjera.
"E kam bërë të qartë prej kohësh se Britania e Madhe dhe Kina kanë nevojë për partneritet afatgjatë, të qëndrueshëm dhe partneritet strategjik gjithëpërfshirës", citoi Starmer.
Kryeministri britanik është për vizitë në Kinë deri më 31 janar, ndërsa është shoqëruar nga një delegacion i madh i biznesit. Ata përveç Pekinit do ta vizitojnë edhe Shangain.
Kjo është vizita e parë e kryeministrit britanik në Pekin nga viti 2018 - udhëtimi i fundit në Kinë ishte i Tereza Mej. sa/
foto: DPA