SHGM organizon ngjarje me temën "Siguria e gazetarëve në epokën digjitale"
- Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot, në kuadër të Ditëve të edukimit mediatik, organizon ngjarje me temën "Siguria e gazetarëve në epokën digjitale".
Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot, në kuadër të Ditëve të edukimit mediatik, organizon ngjarje me temën "Siguria e gazetarëve në epokën digjitale".
Në ngjarje do të hapet një diskutim profesional për rreziqet aktuale, mekanizmat për mbrojtje dhe sfidat me të cilat përballen gazetarët onlajn dhe në terren.
Në diskutim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë për Transformim Digjital dhe nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, të cilat do t'i ndajnë pikëpamjet dhe rekomandimet e tyre. sa/
foto: MIA