• вторник, 09 декември 2025

Shekerinska për vizitë në SHBA

Shekerinska për vizitë në SHBA

Bruksel, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Zëvendës-sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, nga sot deri të mërkurën do të qëndorjë për vizitë në SHBA.

Siç u njoftua nga Shërbimi për shtyp i NATO-s, Shekerinska do të jetë sot në Boston, ku do të mbajë fjalim në Qendrën "Belfer" në shkollën "Harvard Kenedi".

Shekerinska nesër do të udhëtojë për në Uashington, ku do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalimin në Forumin transatlantik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Shekerinska të mërkurën do të marrë pjesë gjithashtu në një debat në Forumin e sigurisë në Aspen. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан