• петок, 05 декември 2025

Shefi i diplomacisë gjermane Vadeful më 18 nëntor në Shkup

Shefi i diplomacisë gjermane Vadeful më 18 nëntor në Shkup

 Shkup, 14 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Federale të Gjermanisë Johan Vadeful më 18 nëntor vjen në Shkup në kuadër të vizitës së tij disaditore në shtetet e Ballkanit Perëndimor, bëri të ditur Ambasada gjermane në vend.

 Vadeful fillon turneun e tij në rajon më 16 nëntor, ndërsa përveç Shkupit, do t'i vizitojë edhe Sarajevën, Podgoricën, Tiranën, Beogradin dhe Prishtinën.

 Shefi i diplomacisë gjerman do të shoqërohet nga deputetë të Bundestagut gjerman.

 "Vizita vjen pas takimit të ministrave të punëve të jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit dhe thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor paraqesin prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë, theksohet në komunikatën e Ambasadës gjermane.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан