• четврток, 07 ноември 2024

Shefi i diplomacisë iraniane nga Damasku bëri thirrje për armëpushi m në Liban dhe Gaza

Shefi i diplomacisë iraniane nga Damasku bëri thirrje për armëpushi m në Liban dhe Gaza

Damask, 5 tetor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, sot ka bërë thirrje për armëpushim në Liban dhe Gaza, disa ditë pasi që Teherani ka hedhur mbi 280 raketa balistike ndaj Izraelit, njofton DPA.

Gjatë vizitës në kryeqytetin sirian Damask, Aragçi e përshkroi armëpushimin si "çështjen më urgjente".

Shefi i diplomacisë tha se Izraeli është pengesa kryesore për paqen dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t'i kundërshtojë "krimet ushtarake" izraelite që të arrihet paqe në rajon..

Izraeli u kërcënua se do të kundërpëgjigjet pas sulmeve raketore të Teheranit, një nga caqet e mundshme janë sulmet ndaj impianteve bërthamore iraniane, transmeton DPA. mb/

Foto: EPA

Тагови

Остани поврзан