• четврток, 07 ноември 2024

Bajdeni do t'i drejtohet popullit pas fitores bindëse të Trampit

Bajdeni do t'i drejtohet popullit pas fitores bindëse të Trampit

Uashington, 7 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden sot do t'i drejtohet popullit pas humbjes së kandidates së tij për presidente të Partisë Demokratike, Kamala Haris kundër kundërkandatit të tij republikan Donald Tramp.

Bajden do të flasë në orën 16:00 sipas Griniçit.

Ai u tërhoq nga gara presidenciale pas paraqitjes së tij të dobët në debatet televizive me Trampin, duke ngritur çështje për atë nëse ai është ende i aftë për funksionin. Nënpresidentja Kamala Harris e zëvendësoi bajdenin si kandidate e Patisë Demokratike.

Harris dhe Bajden kanë premtuar se do t'i ndihmojnë Trampit në tranzicionin e pushtetit deri në inaugurimin e e presidentit të sapozgjedhur më 20 janar të vitit të ardhshëm. Megjithatë, Harris tha se nuk është e gatshme ta pranojë vizionin e Trampit për vendin.

Republikanët e kanë ndërmarrë kontrollin ndaj Senatit amerikan nga demokratët. Shumica garanton se Tramp do të kontrollojë të paktën njërën dhomë të Kongresit vitin e ardhshëm. Nuk dihet nëse republikanët do ta mbajnë shumicën në Dhomën e përfaqësuesve të SHBA-së, ndërsa rezultate në dhjetëra njësite zgjedhore ende nuk dihen. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан