SHBA-ja tërheq personel nga bazat ushtarake kyçe në Lindjen e Mesme
- – SHBA-ja tërheq personel nga bazat ushtarake kyçe në Lindjen e Mesme, shkruan Skaj njuz dhe përkujton se SHBA-ja paraprakisht i këshillonte personelin që të largohet nga baza ushtarake kyçe në Katar.
Uashington, 14 janar 2026 (MIA) – SHBA-ja tërheq personel nga bazat ushtarake kyçe në Lindjen e Mesme, shkruan Skaj njuz dhe përkujton se SHBA-ja paraprakisht i këshillonte personelin që të largohet nga baza ushtarake kyçe në Katar.
Vendimi për tërheqjen e personelit nga bazat e Lindjes së Mesme, bën të ditur Skaj Njuz, është masë e kujdesit, duke pasur parasysh tensionet e rritura pas protestave në Iran dhe pasi një funksionar iranian deklaroi se Teherani do t’i qëllojë bazat ushtarake amerikane në rajon si hakmarrje për çfarëdo lloj sulmesh nga ana e Uashingtonit.
SHBA-ja e tërhoqi personelin nga Irani në bazat ushtarake në rajon dhe pas luftës 12 ditore në qershor të vitit të kaluar. fc/