SHBA-ja miraton shitjen e armëve Tajvanit, e para pasi Trampi u kthye në Shtëpinë e Bardhë
- – SHBA-ja i miratoi Tajvanit shitjen e disa pjesëve të aeroplanëve ushtarakë në vlerë prej 330 milionë dollarëve, njoftoi Pentagoni, që është transaksioni i tillë i parë pasi presidenti Donald Tramp e mori funksionin në janar.
Uashington, 14 nëntor 2025 (MIA) – SHBA-ja i miratoi Tajvanit shitjen e disa pjesëve të aeroplanëve ushtarakë në vlerë prej 330 milionë dollarëve, njoftoi Pentagoni, që është transaksioni i tillë i parë pasi presidenti Donald Tramp e mori funksionin në janar.
“Shitja e propozuar do ta rrisë aftësinë e pranuesit që të përballet me kërcënimet e tanishme dhe të ardhshme me ruajtjen e gatishmërisë operative të flotës së pranuesit nga F-16, C-130” dhe aeroplanë të tjerë, njoftoi Pentagoni në kumtesë.
Uashingtoni ka marrëdhënie formale diplomatike me Pekinin, por ruan lidhje jozyrtare me Tajvanin dhe është furnizuesi kryesor me armë në ishull. SHBA-ja është e angazhuar që me ligj t’i sigurojë Tajvanit burime për mbrojtje. Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit në kumtesë deklaroi se pret që shitja të “hyjë në fuqi” në afat prej një muaji.
“SHBA-ja vazhdon ta ndihmojë Tajvanin në ruajtjen e kapaciteteve të mjaftueshme për vetëmbrojtje, për çka departamenti shpreh mirënjohje”, shtoi ai.
Sigurimi i pjesëve do të ndihmojë në ruajtjen e gatishmërisë së aeroplanëve ushtarakë dhe do ta fuqizojë mbrojtjen ajrore, do ta fuqizojë rezistencën e mbrojtjes dhe do ta përmirësojë aftësinë në ishull që të përgjigjet në sulmet kineze në “zonën gri”, njoftoi ministria.
Ushtria kineze rregullisht zbaton misione në ujë dhe qiell rreth Tajvanit, që qeveria në Tajpei i quan aktivitete në “zonën gri” të dizajnuara të kryejnë presion mbi ishull, por të cilët ndalen para një lufte të vërtetë.
Kina thotë se Tajvani demokratik i menaxhuar është territori i tij dhe nuk e përjashton përdorimin e forcës për marrje të kontrollit mbi ishull. Qeveria e Tajvanit ashpër kundërshton pohimet e Pekinit për sovranitet dhe thotë se vetëm populli i Tajvanit mund të vendosë për të ardhmen e tij.
Trampi thotë se presidenti kinez Si Xhinping i ka thënë se nuk do ta sulmojë Tajvanin derisa lideri republikan është në pushtet. Paralajmërimi për shitje të mundshme të armës vjen pasi Trampi dhe Si u takuan në fund të muajit të kaluar në Korenë e Jugut në përpjekje që të sigurojnë marrëveshje tregtare. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s