• сабота, 06 декември 2025

SHBA-ja me rezolutë para KB-së propozon heqjen e sanksioneve ndaj presidentit sirian 

SHBA-ja me rezolutë para KB-së propozon heqjen e sanksioneve ndaj presidentit sirian 

Uashington, 5 nëntor 2025 (MIA) - SHBA-ja ka paraqitur një propozim-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën kërkohet heqja e sanksioneve ndaj presidentit sirian Ahmed al-Shara dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Anas Hatab. 

Kjo iniciativë vjen para vizitës së planifikuar të Al-Sharas në Shtëpinë e Bardhë, ku do të duhet të takohet me presidentin amerikan Donald Tramp. Analistët vlerësojnë se ky takim mund të shënojë fillimin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Damaskut, pas më shumë se një dekade izolimi politik të Sirisë. 

Propozim-rezoluta ende nuk ka qenë e planifikuar për votim,ndërsa për miratimin e saj nevojiten të paktën nëntë vota “për”, pa veto nga anëtarët e përhershëm – Rusia, Kina, SHBA, Francë dhe Mbretëria e Bashkuar.

Sipas burimeve pranë administratës amerikane, pritet që presidenti sirian të udhëtojë drejt SHBA-së edhe nëse rezoluta nuk miratohet deri më 10 nëntor.

Gjatë vizitës, Al Shara pritet të nënshkruajë dokumente për anëtarësimin e Sirisë në koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja në luftën kundër organizatës terroriste Shteti Islamik.

Trampi më herët deklaroi se heqja e sanksoneve është pjesë e procesit të zgjeruar të "stabilitet dhe sigurisë në Lindjen e Mesme", duke theksuar se "është koha për një fillim të ri në marrëdhëniet me Damaskun". qa/

Foto: Arkivi

Остани поврзан