• четврток, 25 декември 2025

SHBA-ja i ka ndaluar hyrjen ish-komisionerit evropian Tieri Breton dhe katër personave të tjerë, të akuzuar për censurim të pikëpamjeve amerikane

SHBA-ja i ka ndaluar hyrjen ish-komisionerit evropian Tieri Breton dhe katër personave të tjerë, të akuzuar për censurim të pikëpamjeve amerikane

Uashington, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Departamenti i Shtetit njoftoi mbrëmë se po u ndalon hyrje në SHBA pesë evropianëve të akuzuar për udhëheqjen e përpjekjeve për të ushtruar presion mbi kompanitë amerikane të teknologjisë për të censuruar ose shtypur pikëpamjet amerikane. 

Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio nuk i përmendi ata për të cilët tha se shkelën një politikë të re vizash të publikuan në maj, me të cilën kufizohet hyrja e të huajve përgjegjës për censurimin e fjalës së mbrojtur në SHBA. Ai i identifikoi ata vetëm si aktivistë "radikalë" dhe organizata joqeveritare "të shndërruara në armë".

“Për një kohë shumë të gjatë, ideologët në Evropë kanë udhëhequr përpjekje të organizuara për të detyruar platformat amerikane të ndëshkojnë pikëpamjet amerikane që kundërshtojnë”, publikoi Rubio në platformën X. 

"Administrata e Trampit nuk do t’i tolerojë më këto akte të liga të censurës ekstraterritoriale”, shkroi ai.

Pesë evropianët u identifikuan më vonë nga Sara Roxhers, nënsekretarja për diplomacinë publike, në një seri postimesh në rrjetet sociale. Në mesin e tyre është një ish-komisioner i Bashkimit Evropian dhe liderë të organizatave që luftojnë "urrejtjen digjitale".

Në deklaratën e Rubios thuhet se ata po zhvillojnë fushata për censure nga qeveritë e huaja kundër amerikanëve dhe kompanive amerikane, të cilat, sipas tij, krijuan "pasoja potencialisht serioze negative të politikës së jashtme" për SHBA-në. 

Ndalimi i hyrjes në SHBA është pjesë e fushatës së administratës Trampit kundër ndikimit të huaj në fjalimin onlajn, e cila përdor ligjin e imigracionit në vend të rregulloreve ose sanksioneve mbi platformat.

Pesë personat e emëruar nga Roxhers janë: Imran Ahmed, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Luftimin e Urrejtjes Digjitale; Xhozefin Balon dhe Ana-Lena von Hodenberg, liderë të organizatës gjermane HateAid; ish-Komisioneri i BE-së Tieri Breton, i cili ishte përgjegjës për çështjet digjitale; dhe Kler Melford, e cila drejton Indeksin Global të Dezinformimit.

Sipas Ligjit të Emigracionit dhe Kombësisë, individëve të synuar në përgjithësi do t'u ndalohet hyrja në SHBA, ndërsa disa mund të përballen me procedurat e deportimit nëse ndodhen tashmë në SHBA. Persona zyrtarë deklaruan se administrata mund ta zgjerojë listën nëse vazhdojnë veprime të ngjashme të huaja.

Shumica e evropianëve janë të përfshirë me Programib për heqjen e vizave, që do të thotë se nuk kanë nevojë për një të tillë për të hyrë në SHBA. Megjithatë, ata duhet të plotësojnë një aplikim onlajn përpara se të mbërrijnë përmes një sistemi të drejtuar nga Ministria e Sigurisë së Brendshme, kështu që është e mundur që të paktën disa nga pesë personat të jenë të regjistruar në Ministrinë e Sigurisë së Brendshme", tha zyrtari amerikan, i cili foli nën kushtin të mbetet anonim. ls/ 

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан